X

Pasi mjekët paralajmëruan nesër protestë, Basha i pret në takim para Ramës


Paralajmërimi i mjekëve se nesër do të zhvillojnë një protestë në QSUT ka ngritur politikën në këmbë.

Vetëm disa orë pasi deklaruan se do të zhvillojnë protestën, lejen për të cilën policia e refuzoi, kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër në mëngjes do të presë në një takim në selinë e qeverisë një përfaqësi të tyre për t’u njohur dhe diskutuar për kërkesat.

Ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pritur duke i ftuar një përfaqësi të tyre që sonte në selinë e PD-së.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Plagoset me thikë 60-vjeçari në Durrës, policia njoftohet nga urgjenca, ja detajet

Një person ka mbërritur i plagosur në Urgjencën e spitalit te Durrësit pasditen e sotme. I lënduari mësohet se është...

Close