X

Maskilizmi në OKB: Që të flasë një grua duhet të presë të përfundojnë fjalimin 50 meshkuj

Janë vetëm tre lideret gra që figurojnë në listën e atyre që mbajtën një fjalim në asamblenë e 75 të përgjithshme të kombeve të bashkuara. Por secila prej tyre duhej të priste radhën pas 50 liderëve meshkuj, para se të fliste, raporton Huffpost

Gruaja e parë – e prezantuar si Shkëlqesia e saj mund të shihet në skenë vetëm pas rreth 50 emra meshkujsh. Dhe ajo është Suzana Kaputová, presidente e Sllovakisë, në programin e fjalimeve të liderëve botërorë në asamblenë e 75 të përgjithshme, mes dhjetëra burrash, duken vetëm dy gra të tjera: Zhanin Cavez, presidente e Bolivisë dhe Simoneta Somaruga, presidente e konfederatës zvicerane. Në ditën e parë asnjë grua nuk ka dorëzuar mesazhin e saj në video.

Ka rënë në sy se si këtë vit më shumë se asnjëherë tjetër debati përgjithshëm është i zhveshur nga çdo domethënie, sepse nëse është e vërtetë se liderët kanë përdorur gjithnjë asamblenë e përgjithshme si një skenë, këtë herë përveç publikut të vërtetë mungon çdo gjë që normalisht përfaqëson vlerën e shtuar të këtij takimi: rastin për takimet e drejtpërdrejta, bisedat e improvizuara, dhe rrjeta e marrëdhënieve që përbën politikën e jashtme. Por këto rrethana nuk zbehin shqetësimin për përfaqësimin e papërfillshëm femëror në një moment kur lidershipi botëror është më maskilist se asnjëherë tjetër.

Në listën e atyre që do të mbanin fjalim, në katër vendet e para ishin presidenti brazilian Bolsonaro, ai amerikan Donald Trump, presidenti i Turqisë Erdogan dhe lideri kinez Xi Jinping. Ndërsa renditja e mesazheve video ishte e tillë: presidenti rus Putin, ai i Filipinës Duterte dhe iraniani Rouhani, transmeton abcnews.al

Secili foli duke iu drejtuar publikut në shtëpi duke shfrytëzuar ekranet e mëdha të OKB-së si një amplifikator jo dhe aq të nevojshëm. Secili u thellua në politikën e jashtme duke dhënë recetën përkatëse se si mund të luftohet pandemia e koronavirusit.

Dy gratë që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare pozitivisht për mënyrën e menaxhimit të krizës: kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministrja e Zelandës së Re Jasinda Ardern nuk janë në listë, transmeton abcnews.al

Merkel në mandatin e saj të fundit dërgoi një mesazh të shkruar duke thënë se Kombet e Bashkuara mund të jenë efikase vetëm nëse anëtarët e saj janë të bashkuar. Në vitin 2018 Ardern u bë lajm pasi mori vajzën tre muajshe në Asamblenë e përgjithshme. 75 vjetori konsiderohet si një ditëlindje e hidhur për Kombet e Bashkuara, të cilën asnjë takim i nivelit të lartë nuk mund ta ëmbëlsojë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Tom Cruise udhëton drejt hapësirës për xhirimet e filmit të ri

Planet për filmin hapësinor të Tom Cruise me Elon Musk janë finalizuar, dhe udhëtimi është planifikuar të mbahet në tetor...

Close