X

Jo vetëm Morata: Juventusi i rikthehet pistës Chiesa, varet nga një brazilian


Alvaro Morata nuk mjafton dhe Juventusi po përgatitet për një tjetër goditje në repartin e sulmit. Një ndër emrat që pëlqehen prej kohësh është Federico Chiesa, ylli i Fiorentinës.

Por, si fillim duhet shitur Douglas Costa. Për lojtarin ofensiv interesohen anglezët e Wolves, që po përgatisin ofertën e duhur për të bindur kampionët e Italisë.

Nëse ndodh kalimi i brazilianit në Premier League, Juventusi do të niste menjëherë ofensivën për Chiesan. Fiorentina kërkon 60 milion euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin italian, por bardhezinjtë do të tentojnë huazimin e tij me detyrim blerje në fund të sezonit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Trajneri më i mirë në Europë/ Garë gjermane, UEFA publikon kandidatët

UEFA do të zgjedhë trajnerin më të mirë të sezonit dhe çmimin është e sigurt që do të marrë një...

Close