X

Dritan Demiraj: I kemi paraqitur DASH shqetësimin për krimin në Shqipëri, ambasadat nuk ndërhyjnë


Ish-ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj ka deklaruar në studion e emisionit ABC-ja e Mëngjesit se si pjesë e diasporës shqiptare në Amerikë i është drejtuar DASH me një shqetësim lidhur me situatën e krimit në Shqipëri.

Ai tha se policia ka frikë nga krimi në Shqipëri, ndërsa theksoi se pavarësisht se situata në vend paraqitet problematike, ambasadorët e vendeve perëndimore nuk ndërhyjnë.

“Policia ka frikë t’i afrohet krimit. Diaspora ka luajtur një rol. Ne në Amerikë kemi pasur takim në DASH dhe institucione të tjera dhe kemi treguar situatën problematike dhe kemi kërkuar ndërhyrjen e tyre. Ambasadorët e vendeve perëndimore nuk po ndërhyjnë.

Ne kemi pasur një punë intensive me DASH dhe institucione të tjera. Le të shpresojmë që qasja e ambasadave të huaja të ndryshojë. Ndoshta është një strategji për të parë se ku do shkojë Rama”, tha Demiraj.

Demiraj u shpreh se Shqipëria nuk ka gjykatë Kushtetuese ndërsa Reforma në Drejtësi sipas tij ka dështuar.

Ai deklaroi se në vend nuk zbatohet ligji për personat me të shkuar në Sigurimin e Shtetit të cilët vazhdojnë të mbajnë role drejtuese në institucione.

“Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, reforma në drejtësi është e dështuar. Ka qenë thjesht një propagandë.

Rama ka emëruar vetëm njerëzit e tij me qëllim që të mbrohet. Është e rëndësishme që opozita të bashkëpunojë dhe të organizohet sa më mirë edhe me akademikët.

Nuk zbatohet ligji që personat me të shkuar në sigurimin e shtetit nuk duhet të jenë në role drejtuese. Qasja e këtyre personave në drejtime të institucioneve nuk është qasja kryesore.

Edi Ramën nuk e zë gjumi nga sondazhet e bërë gjatë muajve të fundit. Ai do përdorë të gjitha format dhe metodat për të cilat ka edhe eksperiencë”, u shpreh Demiraj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tentativa për vrasje në Elbasan, Policia: Ky është 25-vjeçari i dyshuar që arrestuam, në kërkim shoku i tij

Policia ka dhënë informacion për arrestimin e 25-vjeçarit Rafaelo Greca mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Sipas policisë ndaj tij rëndojnë...

Close