X

Ideja e çmendur e Flick, do një kampion bote te Bayern Munich


Mario Gotze mund të rikthehet te Bayer Munich? Sigurisht që shumë do të habiten, por në Gjermani kjo ide është reale dhe Bild raporton se trajneri Hans Flick e ka telefonuar mesfushorin me tipare sulmuese. Sigurisht si fillim është diskutuar nëse do e mendonte një rikthim.

Gotze duhet të mendojë se çfarë do të bëjë. Dëshira e tij është të qëndrojë në Europë, pasi më parë ka refuzuar të transferohet në MLS. Inter Miami e ka tentuar kampionin e botës, i cili tashmë është një opsion për Bayern Munich.

Sigurisht ai e di mirë se te bavarezët do të jetë thjesht një alternativë për stafin teknik, pasi të tjerë lojtarë janë të favorizuar për të luajtur. Bayern ka parë t’i largohen lojtarë si Ivan Perisic dhe Philippe Coutinho dhe ka afruar vetëm Leroy Sane, ndaj edhe po tentojnë një tjetër mesfushor

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Suarez largohet në lot nga Barcelona (VIDEO)

Luis Suarez, ditën e sotme nuk u paraqit në stërvitje si zakonisht me Leo Messin. Arsyeja ishte se ai do...

Close