X

Gafa e Ramës në Twitter/ Publikon fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës

Megjithëse është një nga politikanët e parë që nisi përdorimin në masë të rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama bën shpesh edhe gafa. Pak kohë më parë shkroi “Mirëmëngjes” në Facebook megjithëse ishte mbrëmje, por më së shumti gabimet i ka në Twitter. Aty shkroi para pak ditësh një mesazh të pakuptueshëm ndërsa në një rast tjetër publikoi emrin e bashkëshortes së tij Linda Rama.

Një tjetër gafë ka bërë edhe këtë mbrëmje pasi duke publikuar mesazhin e kryeministrit të Kosovës për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive ka shpërndarë në faqen e tij në Twitter edhe një fyerje ndaj Avdullah Hotit. “Oj viktimë e LDK-së” – ishte mesazhi i një ndjekësi që Rama e ka publikuar edhe në faqen e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shifrat alarmuese të azilkërkuesve/ Këlliçi: Kjo është drama e shqiptarëve, meritë e Ramës

Pas publikimit të raportit të Eurostat mbi aplikimet për azil në BE, ku shqiptarët janë në shifra alarmante, kreytari i...

Close