X

Epidemiologu sqaron rrezikun e koronavirusit në shkollë: Të shmangen grumbullimet!


Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit në shkollë.

“Efekti i COVID-19 në shkollë është shumë herët për tu vlerësuar. Rastet që ne shohim sot janë më tepër efekti se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu sqaroi se në këtë fazë të koronavirusit qytetarët janë më të përgatitur në lidhje me COVID-19, ndryshe nga fillimet kur u shfaq, ku dihej shumë pak për trajtimin e tij.

Por gjithashtu ai sqaroi se duhen shmangur grumbullimet e fëmijëve me prindërit.

“Mjeku i familjes ka qenë një rol kyç. Nëse trajtimi fillon mirë që në shtëpi atëherë do të kemi një situatë më të kontrolluar”, tha Alimehmeti.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, ai shtoi se problem mbeten të rriturit.

“Grumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur”, shpjegoi Alimehmeti.

Gjithashtu Alimehmeti theksoi se sipas informacioneve shkencore, personat asimptomatikë kanë një rrezik më të ulët transmetueshmërie.

“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator”, deklaroi Epidemiologu.

Sakaq ai shtoi: Risku në lëvizjet më urban është më i lartë se në kinematë. Besoj që numri i persona që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/