X

E përditshmja spanjolle: Ronaldo në kërkim të një sfide të re

Pavarësisht startit të kampionatit me gol ndaj Sampdorias, Cristiano Ronaldo është duke medituar largimin nga Juventusi, ndërsa lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle El Chiringuito, në një artikull të ditës së sotme.

Sipas medias spanjolle, CR7 nuk është aspak i kënaqur me ndryshimet që po ndodhin te Juventusi, që sapo ka emëruar trajnerin e tretë, që kur portugezi ka mbërritur në Torino dhe për më tepër marrëdhënia me Pirlon nuk është ngritur akoma në nivelet optimale.

Kjo pasi trajneri i ri i bardhezinjve synon një lojë korale, ku theksi vihet te grupi, ndërsa portugezi kërkon një rol prej protagonisti dhe një skuadër që e ndjek dhe i krijon mundësitë që të japë më të mirën në fushë.

Ylli portugez do të ketë 36 vite mbi shpinë shumë shpejt dhe e ka të qartë që koha nuk punon në favor të tij, ndaj është duke menduar që të gjejë një skuadër ku të mund të fitojë menjëherë trofe.

Këtë garanci momentalisht nuk e ka te Juventusi, që jo vetëm vendosi t’i besojë pankinën rishtazi Andrea Pirlos, por edhe në merkato ka afruar të rinj pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare, si Kulusevski e McKennie.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Jo vetëm Morata: Juventusi i rikthehet pistës Chiesa, varet nga një brazilian

Alvaro Morata nuk mjafton dhe Juventusi po përgatitet për një tjetër goditje në repartin e sulmit. Një ndër emrat që...

Close