X

Durrësi nën ujë pas 10 minutash shi, Xhaferraj: Rezultat i qeverisjes 13-vjeçare


Shirat e parë të vjeshtës kanë shkaktuar një situatë kaotike në rrugën e Durrësit mëngjesin e sotëm.

Kreu i PD në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka ndarë një video nga rrugët e Durrësit, teksa shkruan se Bashkia ka pastruar kanalet kullues vetëm para 5 ditësh, por 10 minuta shi kanë sjellë përmbytje në rrugë. Xhaferraj shkruan se këto pamje janë rezultat i keqqeverisjes 13-vjeçare të Bashkisë së Durrësit.

“Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi… Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit.

Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte. Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames”, shkruan Xhaferraj

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Breshër sa një top ping pong-u, dëmtohen pemët frutore në Konispol

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej qyteteve në vend. Por ndryshe ka qenë situata në Bashkinë e...

Close