X

CARABAO CUP/ Chelsea kualifikohet me goleadë, Arsenali eliminon Leicester!

Fitore tenistike për Chelsea që u kualifikua në 1/8-at e Carabao Cup ose siç njihet ndryshe Kupës së Ligës në Angli falë suksesit 6-0 ndaj modestëve të Barnsley në Stamford Bridge.

Shkëlqeu në këtë duel talenti gjerman Kai Havertz me një tripletë teksa shënoi 3 golat e tij të parë me fanellën e Chelsea-t, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Abraham që zhbllokoi shifrat, Barkley dhe Giroud që e çoi rezultatin në 6-0. Avancoi më tej edhe Arsenali që triumfoi 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Leicester City.

Autogoli i Fuchs dhe goli i Nketiah i dhanë fitoren skuadrës së Mikel Artetës. Fitore të lehta edhe për Everton me shifrat 2-5 në transfertën ndaj Fleetwood dhe Neëcastle me rezultatin e thellë 0-7 në sfidën ndaj Morecambe të kategorisë së 4-t.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Uzuni spektakolar në Champions, Ferencvaros drejt grupeve!

Myrto Uzuni bëhet sërish protagonist në Champions League këtë herë në fazën play-off. Uzuni shënoi një gol shumë të bukur...

Close