X

Breshër sa një top ping pong-u, dëmtohen pemët frutore në Konispol


Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej qyteteve në vend.

Por ndryshe ka qenë situata në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, madhësia e të cilit krahasohet me një top ping pong-u.

Kryetari i Bashkisë, Shuaip Beqiri bën me dije se breshëri ka dëmtuar pemët frutore.

Nga verifikimi paraprak nga grupet e punës në terren ka rezultuar se 30 % e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i madh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
U qëllua me dy plumba, humb jetën 38 vjeçari shqiptar, hetuesit italian: Luftë midis klaneve të drogës

Një luftë midis klaneve rivale të trafikut të drogës, ky është sipas hetuesve italianë, motivi për atentatin ndaj 38 vjeçarit...

Close