X

Braimllari nga Korça: Energjia pozitive e të rinjve kërkon vëmendje maksimale në hartimin e politikave rinore. LSI në shërbim të tyre


Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari është takuar me të rinjtë në Korçë teksa ka vënë theksin në hartimin e politikave rinore si një përgjigje për energjinë pozitive që ata sjellin.

Braimllari shprehet se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësia në drejtimin e institucioneve të Rilindjes.

Por sipas tij, LSI është vendosur në shërbim të rinisë jo siç i përdor rilindja për fasadë dhe show por duke i përfaqësuar në institucione për të qenë pjesë e vendimmarrjes.

“Në Korçë me Ismeraldën dhe studentë të ekselencës.

Të rinjtë po largohen nga Korça dhe nga Shqipëria për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësia në drejtimin e institucioneve të Rilindjes.
Energjia pozitive e të rinjve të Korçës por dhe të Shqipërisë kërkon vëmendje maksimale në hartimin e politikave rinore.
Politikat rinore i hartojnë dhe i implementojnë më mirë vetë të rinjtë.
Ndaj, LSI është shtëpia e të rinjve energjike dhe pozitivë që e duan vendit.
LSI e vendosur në shërbim të rinisë jo siç i përdor rilindja për fasadë dhe show por LSI i përfaqëson në Këshilla Bashkiak, Parlament dhe vendimmarrje.
Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, politika fiskale favorizuese për të rinjtë që krijojnë biznes, meritokraci dhe një sistem arsimor që është i unifikuar me tregun e punës. Të rinjtë do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë”, shkruan Braimllari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Premtimet e Ramës si listat 100% të hapura”- Tabaku nxjerr shifrat: Ka tetë vjet që mashtron. Fakti është se 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama ironizon ndërsa thotë se premtimet e...

Close