X

Basha propozon planin e dytë për menaxhimin e pandemisë: Situata drejt katastrofës


Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se do të paraqesin një plan të dytë për menaxhimin e situatës së koronavirusit.

Basha tha se situata është drejt katastrofës, ndërsa u shpreh se brenda javës do të jetë gati dokumenti.

Kryedemokrati theksoi se plani i parë i propozuar nga opozita nuk u mor në konsideratë nga qeveria, megjithatë theksoi ai nuk është momenti për të ngritur gishtin.

“Dokument pune, plan veprim që do i paraqesim edhe ju, politikisht si opozitë, se pavarësisht se cfarë ka ndodhur nuk është momenti të ngremë gishtin për të thënë kjo nuk shkon, kjo nuk shkon, për t’i zgjuar nga narkoza e thellë e indiferencës, por mbi të gjithë për t’i shkundur se bëhet fjalë për jetë njerëzish për t’u thënë çfarë duhet të bëjnë dhe ta bëjnë një orë e më parë. Pasi ka kohë për tu marrë me përgjegjësitë.

Brenda javës të dalim me një propozim konkret. I pari nuk u dëgjua dhe na duhet një propozim konkret”, u shpreh Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Situata nga pandemia, Basha: Të rimbursohen ilaçet për qytetarët që janë infektuar me Covid-19

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në selinë blu ka thirrur ekspertët e partisë për shëndetësisë për të...

Close