X

Arrihet akordi/Holanda me trajner të ri, pritet vetëm zyrtarizimi


Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë trajneri i ri i Holandës. Sipas raportimit të “De Telegraaf”, Federata Holandeze e Futbollit ka zgjedhur pikërisht ish-interistin për të zëvendësuar Ronald Koeman, i cili aktualisht drejton Barcelonën.

Federata Holandeze ka gjetur akordin me 50-vjeçarin dhe pritet t’i besojë atij në Europianin e ardhshëm. Në varësi të performancës do të vendoset nëse De Boer do të vazhdojë aventurën dhe në Kupën e Botës 2022, që zhvillohet në Katar.

Trajerni pritet të jetë në stol në sfidën e kthimit kundër Italisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet me 14 tetor në Bergamo. Kujtojmë që sfidën e parë e fituan italianët, me golin e vetëm të shënuar nga Nicolo Barella.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
UEFA zbulon treshen kandidate për lojtarin e vitit, dominim gjerman

Pak çaste më parë UEFA ka zbuluar tre emrat që do të garojnë mes tyre për lojtarin më të mirë...

Close