X

Vokshi: Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar, testi u bëhet prokurorëve të SPAK!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar për situatën e koronavirusit në rrjetet sociale.

Vokshi thekson se, Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër të shpërthimit të virusit. Ndërsa është ndalur tek situata në shkolla, ajo thekson se nuk ka aspak transparencë, ndërsa shton se SPAK realizon tampon, por kjo nuk ka ndodhur me mësuesit.

“A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve? Shëndeti dhe jeta e çdo mësuesi dhe çdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për çdo mësues, siç edhe kryetari i PD z. Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë”, shkruanVokshi.

Postimi i Vokshit

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tre viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, 131 raste të reja

Tre viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri dhe 131 raste të reja. Viktimat janë një 78-vjeçar...

Close