X

U kap me pistoletë në kufi, Gjykata jep masën e sigurisë për Fjolla Morinën, do të qëndrojë në shtëpi me qira në Kukës

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me armë në pikën kufitare të Morinës.

Këngëtarja e njohur, u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë.

Morina do të duhet të qëndrojë në një banesë me qira në qytetin e Kukësit.

Për dy të arrestuarit e tjerë, që ndodheshin në mjet me këngëtaren, gjykata ka caktuar masën “arrest me burg”, deri në pritje të analizave, për të kuptuar nëse gjurmët e tyre janë në pistoletë.

Fjolla Morina ka thënë gjatë dëshmisë së saj, se pistoletën ia ka dhuruar një mik që nuk jeton më dhe se ajo ka ngatërruar çantën kur doli nga banesa, duke mos e kuptuar se me vete kishte pistoletën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Ngërçi te Këshilli Politik, Bylykbashi: Gjiknuri bojkotoi mbledhjen, të reflektojë

“Presim reflektim nga PS”. Kështu u shpreh në një deklaratë Për mediat përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi....

Close