X

Rrëfimi prekës i nxënësit në Durrës: Maska më shkakton dhimbje koke, nëse e heq mësuesi më quan “djali i keq”


Viti shkollor ka nisur ndryshe nga vitet e tjera. Të gjithë nxënësit gjatë orarit mësimor e kanë të detyrueshme të mbajnë maska, masë kjo për COVID-19.

Por, shumica e nxënësve e kanë të pamundur të mbajnë maska gjatë gjithë procesit mësimor.

Një nxënës i klasës së dytë në Durrës ka rrëfyer në ditarin e tij personal përjetimet në shkollë, ku tregon edhe për mbajtjen e maskës.

Ai shkruan se e urren maskën, pasi ajo e pengon që të marrë frymë dhe të flasë me shokët dhe shoqet.

“I dashur ditar! Edhe sot shkova në shkollë me maskë. E urrej maskën sepse ajo më pengon, jo vetëm të marr frymë por edhe të flas me shokët e shoqet e klasës.

Bile dje më dhembi dhe koka se nuk merrja dot frymë.

E ulja nganjëherë në gojë, tinës mësueses se nuk doja të më bërtiste ajo e të më quante “djalë i keq”. I urrej dhe viruset. Mirupafshim nesër,” shkruan nxënësi në ditarin e publikuar nga Ora News.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dëshmia tronditëse e gruas së dhunuar: Nën rrotat e makinës së fqinjit bëra si e vdekur që të shpëtoja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një 50-vjeçar, Hilë Simoni...

Close