X

Roma e Marash Kumbullës e pëson, Gjykata Sportive i jep fitoren Veronës


Roma luajti në transfertë kundër Hellas Veronës në sfidën e parë të kampionatit në Serie A, duke barazuar 0-0. Por, Gjykata Sportive në Itali i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Hellas Veronës, pas një vendimi të marrë sot.

Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së klubit kryeqytetas, pasi mesfushori Diawara, i cili në listën e dorëzuar te Liga, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç.

Por, mesfushori i kishte mbushur 23 vjeç me datë 17 korrik. Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës dhe pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit kanë siguruar 3 pikët në tavolinë, ndërsa Roma e Marash Kumbullës, e nis me zero.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
U përfol për një lidhje me Ibrahimovic, Diletta Leotta sqaron gjithçka

Gazetarja seksi italiane, Diletta Leota, ishte në qendër të vëmendjes pak ditë më parë, pasi u përfol për një lidhje...

Close