X

Pozitivë me koronavirus gjyqtari i Gjykatës së Posaçme dhe prokurori i SPAK


Infektohen me Covid-19 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme dhe prokurori i SPAK.

Mësohet se puna vijon normalisht ndërsa janë shtuar kontrollet dhe matet temperatura e çdokujt që frekuenton institucionin.

Tre ditë më parë, tre prokurorë të Tiranës u infektuan me Covid-19. Të infektuarit janë vetëkarantinuar, ndërsa pjesa tjetër e kolegëve vijojnë punën duke respektuar masat anti-Covid-19, raporton Abc News.

Ndërkohë koronavirusi ka “prekur” edhe prokurorinë e Elbasanit.

Ditën e djeshme rezultuan pozitivë një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore.

Të dy punonjësit janë të karantinuar ndërsa kontrollet dhe masat janë shtuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
VIDEO/ Dyshohet se dhunoi dhe plagosi komshiun në Kavajë, arrestohet 45-vjeçari

Është vënë në pranga Rizan Aliu, autori i dyshuar i dhunimit dhe plagosjes së komshiut të tij Besnik Çelmetës në...

Close