X

Plagosi me thikë 17-vjeçarin pas sherrit, kapet autori i dyshuar. Dalin detajet


Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponajt”, kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar i plagosjes me thike te 17-vjecarit.

Policia e Durresit ben me dije se ka shoqeruar ne komisariat shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si autor i dyshuar i kesaj ngjarjeje.

NJOFTIM 

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.Z., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Tabaku: Edi Rama nuk mund t’ua hedhë dot më shqiptarëve, qeveria rrit taksat dhe mbyll bizneset

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama nuk ua hedhë dot...

Close