X

OBSH: Rekord i rasteve javore me koronavirus në nivel global

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se gjatë javës së kaluar u shënua rritje rekord e rasteve javore me Covid-19, në nivel global, ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 në Evropë u rrit për 27 për qind.

Sipas agjencisë, gjatë javës së kaluar u regjistruan gati dy milionë raste të reja të personave të infektuar, shifër që paraqet rritje prej 6 për qind në krahasim me javën e kaluar. Rritja e numrit të rasteve të konfirmuara mund të ketë ardhur pjesërisht edhe nga shtimi i testimeve në mbarë botën.

Rritja e fundit e infektimeve, që i ka detyruar disa shtete evropiane të marrin masa të reja kufizuese, vjen pavarësisht rënies së numrit javor të viktimave si shkak i koronavirusit.

Edhe pse numri javor i viktimave në nivel botëror javën e kaluar shënoi rënie, kjo nuk vlen për Evropën ku u shënua rritje bilancit të vdekjeve për 27 për qind me më shumë se 4,000 raste fatale.

Në Evropë, Franca, Rusia, Spanja dhe Britania e shënuan numrin më të madh javor të infektimeve, ndërsa Hungaria dhe Danimarka shtimin më të madh të numrit të vdekjeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Falsifikonin pasaportat, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

Dy të rinj kanë rënë në pranga, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë...

Close