X

Ngërçi te Këshilli Politik, Bylykbashi: Gjiknuri bojkotoi mbledhjen, të reflektojë

“Presim reflektim nga PS”. Kështu u shpreh në një deklaratë Për mediat përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.

Ai u shpreh se Damian Gjiknuri bojkotoi mbledhjen e sotme, pasi nuk pranon që t’i drejtohen OSBE-ODIHR.

“Kemi kërkuar konsensus dhe u gjet më 30 qershor. Ndryshimet kaluan në parlament dhe për ne u plotësua detyra e këshillit. Sot PS refuzoi sërish që ti drejtohemi OSBE. Dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që duke përfaqësuar interesat e shqiptare do të vazhdojmë këtë detyrë, presim që PS të reflektojë sa më parë”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë, përfaqësuesi i LSI, Perit Vasili theksoi më tej se qëllimi i Gjiknurit ishte bojkoti i plotë.

“Sot ne vendosëm në tavolinë draftin. Qëllimi i Gjiknurit ishte bojkotimi i plotë. Tha mund ti drejtohem unë me një pyeje ose, jo tha Gjiknuri vetëm unë mund të shkojë te OSBE pyetjet që bën opozita nuk mund të shkojnë. Gjiknuri pohoi dhe e konsideroi vetëm një këshill konsultativ. KP ka qenë një këshill vendimarrës. Sot të tmerruar nga realiteti i humbjes së zgjedhjeve thonë që këshilli është një organizëm konsultativ. E dyta Gjiknuri dhe partia e tij tha qartë para jush se partitë politike e bëjnë ligjin sipas interesit të tyre. Ne jemi vetëm për interesin më të mirë të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Më herët Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të vijë me propozime konkrete, duke marrë si shembull draftin e sjellë nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tensionet në Egje, Turqia nxjerrë sërish në det anijen “Oruç Reis”

Turqia ka marrë një vendim të papritur vetëm 24 orëve para Samitit të Bashkimit Europian për të shqyrtuar çështjen e...

Close