X

NASA: Do të dërgojmë njerëz në Hënë në vitin 2024

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) ka treguar planin e saj për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024. Në kuadër të një programi të quajtur Artemis, i cili do të kushtojë rreth 28 miliardë dollarë, NASA do të dërgojë në sipërfaqen hënore një burrë dhe një grua. Afati kohor i agjencisë do të varet edhe nga Kongresi amerikan, që pritet të japë rreth 3.2 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi të uljes.

“Kërkesa për buxhet që kemi vendosur për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së është 3.2 miliardë dollarë për vitin 2021. Është shumë e rëndësishme që t’i sigurojmë këto lekë”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

Astronautët do të udhëtojnë me një kapsulë të ngjashme me Apollon-in e vitit 1972, që do të niset nga një raketë e fuqishme e quajtur SLS. Programi Artemis do të jetë misioni i parë që dërgon njerëz në sipërfaqen e Hënës, qëkur Apollo 17 e ka bërë një gjë të tillë, rreth 48 vjet më parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Duka: Vëllai i Kryeministrit është i siguruar me rrogë pesë milionë lekë

Kreu i FSHF Armando Duka gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka shpjeguar situatën e krijuar në bllokimin e superligës,...

Close