X

Listat dhe koalicionet, Basha konsultohet me aleatët. Takim çdo javë për strategjinë

Prej orës 15:00 Lulzim Basha ka mbledhur dhe po zhvillon një takim me aleatët në selinë blu. Në fokus të diskutimeve çështja kryesore është debati për hapjen e listave dhe koalicionet. Opozita jashtë parlamentit kundërshton formulën e propozuar nga Partia Socialiste për hapjen e listave, e cila në thelb ka faktin që pavarësisht se është e hapur 100%, fituesit caktohen nga kryetari i partisë përmes renditjes. Një tjetër pikë e nxehtë janë koalicionet, që opozita gjithashtu kundërshton formulën e re të garimit me listë unike.

PD-LSI kërkojnë që të pranohet asistenca e OSBE-ODIHR-it, por shumica socialiste e cilëson këtë si zvarritje të procesit, duke deklaruar e prerë se nuk do të pranohet. Për rrugën që do të ndiqet nga opozita përballë paralajmërimit të PS-së se do i miratojë edhe e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Lulzim Basha po konsultohet me aleatët. Gazetari i Abc News Juxhin Mustafaraj mëson se Lulzim Basha takimet me aleatët do t’i ketë të përjavshme për të diskutuar qëndrimet e rëndësishme, por edhe të ditës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 66 raste të reja

Lajme të mira vijnë nga Kosova, pasi në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Mësohet...

Close