X

Jo vetëm Morata, Juventusi ka në plan edhe rikthimin e një tjetri futbollisti në ofensivë


Alvaro Morata është rikthyer te Juventusi pas aventurës së fundit me Atletiko Madrid. Dështimi i pistës Suarez, por edhe Xheko, bëri që bardhezinjtë të kthenin sytë nga sulmuesi spanjoll, i cili ambientin bardhezi e njeh mirë duke qenë se është aktivizuar për dy sezone.

Por, drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk kanë në plan ta ndalin këtu merkaton sa i përket pjesës ofensive të ekipit. Në horizontin e tyre është rikthimi i Moise Kin. Italiani i talentuar është pjesë e Everton, megjithatë përshtatja me futbollin anglez duket se nuk ka qenë sipas pritshmërive dhe kështu rikthimi është më shumë se një mundësi.

Nëse kjo tratativë dështon, atëherë Juventus mendon për një tjetër ish. Dhe, bëhet fjalë për Fernando Lorenten. 35-vjeçari ka qenë për dy vite pjesë e bardhezinjve, ndërsa së fundmi ka qenë një alternativë në stolin e Napolit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Manchester City nuk gabon, triumfon në transfertën delikate ndaj Wolverhampton

Manchester City i Pep Guardiolës merr tri pikët e para në sezonin 2020-2021 të Premier League. Citiziens të cilët debutimin...

Close