X

Infektohet me Covid-19, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi


Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është infektuar me Covid-19.

Ademi është testuar një ditë më parë, ndërsa përgjigjia zyrtare ka mbërritur sot dhe ajo ka rezultuar pozitive.

Kryebashkiakja nuk është paraqitur në zyrë, pas marrjes së rezultatit dhe po qëndron e izoluar.

Gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe ajo nuk paraqet simptoma.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër, që kanë patur kontakte me kryebashkiaken, t’i nënshtrohen testimit dhe pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera në Bashkinë Shkodër.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
“Më jep lekët se do të publikoj fotot”, prangoset 18-vjeçari, në kërkim një tjetër, kërcënonin një vajzë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar tjetër. Policia sqaron se në pranga...

Close