X

Gjiknuri i “shqetësuar”: Me hapjen e listave, mund të na futen të fortët dhe njerëzit me para në parlament…

Damian Gjiknuri në një intervistë për emisionin “Top Talk”, ka folur për listat e hapura dhe si ato mund të sjellin depërtimin e njerëzve të fortë, apo atyre me para në Parlament.

Gjiknuri tha se listat e hapura nuk e rrisin cilësinë, sepse në disa zona ka “tribalizëm” dhe fitojnë të fortët.

Ndoshta zoti Gjiknuri e ka harruar, që listat e mbyllura të kryetarëve të partive, sollën në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kriminelëve, pra “çunave problematikë” edhe një numër të lartë të paimagjinueshëm injorantësh klasikë.

Pjesë nga intervista:

Denis Dyrnjaja: Me hapjen e listave do rrezikojmë që përfaqësimi në parlament të çedojë, të kemi surpriza, mund të kemi gjëra të papritura dhe të shëmtuara.

Damian Gjiknuri: Unë me të vërtetë kam pasur kritika për këtë dhe nga se jam nisur, deri diku edhe si njohës i politikës shqiptare sepse kam vite që militoj dhe e njoh terrenin politik shqiptar. Nuk jam nga njerëzit që nuk jam mësuar me fushata dhe nuk marr vota dhe e dyta kam parë çfarë ka ndodhur në vendet e tjera, sidomos në vendet që nuk kanë maturimin demokratik, kjo ka qenë realiteti. Cilësia jo vetëm që nuk është rritur, por në disa vende që janë të ngjashme me Shqipërinë janë zgjedhur dhe nivelet më të dobëta të mundshme, pse? Sepse është ky elementi tribalizmat, zgjidhen tipat ë fortë, kush ka para, këto ndodhin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sapo i shiti kokainën klientit, shqiptari arrestohet nga policia italiane

Një shqiptar është arrestuar në Torino ditën e sotme me akuzën e shpërndarjes së kokainës në doza të vogla. I...

Close