X

Falsifikonin pasaportat, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

Dy të rinj kanë rënë në pranga, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në pikën kufitare të Rinasit. Gjatë muajit shtator janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht shtatë raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, tre raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe dy raste për mosdeklarim të vlerave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me inicialet I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sukth, i nënshtrohet me urgjencë ndërhyrjes kirurgjikale

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Sukth. Ai është identifikuar si...

Close