X

Anullohet ceremonia e çmimeve “Nobel 2020”, ja si do të shpallen fituesit

Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia.

Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh, është anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit në gjithë botën.

“Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”,- thuhet në deklaratën e sotme të Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze.

Çmimet për arritjet në fusha të tilla si shkenca, letërsia dhe paqja u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shkencëtarit dhe biznesmenit suedez Alfred Nobel, që nga viti 1901.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Gjiknuri i “shqetësuar”: Me hapjen e listave, mund të na futen të fortët dhe njerëzit me para në parlament…

Damian Gjiknuri në një intervistë për emisionin "Top Talk", ka folur për listat e hapura dhe si ato mund të...

Close