X

Vajushi në superformë, i jep fitoren Petrolulit me dygolësh!

Armando Vajushi po rikthehet ai i ditëve më të mira. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të shkëlqyer forme në ligën e dytë të futbollit rumun me fanellën e Petrolul.

Vajushi e çoi në 4 numrin e golave në po kaq ndeshje në këtë sezon pasi shënoi dy herë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në transfertën ndaj Csikszereda M.Ciuc me Petrolul që arriti të triumfonte me shifrat 1-2.

Vajushi zhbllokoi rezultatin pas 3 minutash lojë duke kthyer në gol një penallti ndërsa në minutën e 33-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Petrolul.

Vendasit shkurtuan shifrat në pjesën e dytë por vetëm kaq pasi Petrolul mori një fitore të rëndësishme falë Vajushit që e ngjiti në kuotën e 9 pikëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vidal: Kam jetuar dy vite të mrekullueshme te Barça, tani nis një epokë të re

Është kthyer në trend mesazhi i lamtumirës për tifozët nga futbollistët kur largon nga klubet e tyre. Të njëjtën gjë,...

Close