X

Tërheqja e pasaportave biometrike, Ambasada shqiptare në Greqi ka një thirrje për emigrantët


Ambasada shqiptare në Greqi vjen me një njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptare. Përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, ambasada thekson se aplikimet për tërheqjen e pasaportave biometrike, të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës, kanë ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

Sipas ambasadës, qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës.

NJOFTIMI I AMBASADES

SQARIM LIDHUR ME TËRHEQJET E PASAPORTËS BIOMETRIKE NËPËRMJET SHËRBIMIT POSTAR
Në vijim të komunikimeve tona lidhur me tërheqjen e pasaportave biometrike me anë të shërbimit postar, ju vëmë në dijeni se për aplikimet të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit. Qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë.
Bashkatdhetarët tanë të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, consulate.athens@mfa.gov.al, deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes.
Sa më sipër u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve tanë dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Sistemi mono-partiak i Edi Ramës duhet shkatërruar”, Lubonja: Vendi në depresion social-ekonomik, krimi ka kapur shtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Shqipëria sot është në një depresion të...

Close