X

Manchester City nuk gabon, triumfon në transfertën delikate ndaj Wolverhampton

Manchester City i Pep Guardiolës merr tri pikët e para në sezonin 2020-2021 të Premier League. Citiziens të cilët debutimin e bënë në sfidën përmbyllëse të raundit të dytë, arritën të fitonin në transfertën ndaj Wolverhampton me rezultatin 1-3.

Një fitore e merituar për Manchester City-n që ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë fillimisht me De Bruyne me penallti dhe më pas me talentin Foden pas asistit të Sterling. Wolves u përpoq të rikthehej në ndeshje në pjesën e dytë por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 78-të me sulmuesin meksikan Raul Jimenez.

Gjithsesi vetëm kaq për skuadrën e Nuno Espirito Santo pasi tre pikët shkuan për City-n që vulosi fitoren me Gabriel Jesus që pas disa tentativave e gjeti golin në minutën e 95-të.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vajushi në superformë, i jep fitoren Petrolulit me dygolësh!

Armando Vajushi po rikthehet ai i ditëve më të mira. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të shkëlqyer forme në...

Close