X

Kristal Abazaj me ekip të ri, firmos në kampionatin turk

Sulmuesi shqiptar, Kristal Abazaj, ka firmosur për ekipin turk të Istanbulspor. 24-vjeçari kuqezi ka kaluar te skuadra turke në formë huazimi 2-vjeçar nga skuadra e Anderlecht.

Tek ekipi belg, Abazaj nuk arriti për asnjë moment të jetë i rëndësishëm, madje sezonin e shkuar u kthye në Superiore në formë huazimi, tek ekipi i Kukësit.

Në transfermarkt, sulmuesi anësor vlerësohet 450 mijë euro, ndërsa Anderlecht në verën e vitit 2018, i pagoi Skënderbeut plot 625 mijë euro për kartonin e futbollistit kuqezi. Tashmë, aventura e Abazajt do të vazhdojë në kampionatin turk të futbollit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Liga rishikon kërkesat por nuk ndryshon qëndrim: Bojkoti vazhdon!

Liga e Profesionistëve nuk ndryshon qëndron, bojkot deri në momentin kur qeveria do të miratoj kërkesat e tyre. Pas mbledhjes...

Close