X

Dyshohet se porositi dy vrasje, gjykata lë në burg Erjon Alibejn


Gjykata në Elbasan ka lënë në fuqi masën “Arrest në burg” për Erjon Alibejn, i arrestuar të premten.

Alibej dyshohet si organizator dhe porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij, Ervis Runajt, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 29 korrik 2020.

Më herët, Erion Alibej ishte me masë “Arrest në shtëpi” për një plagosje të ndodhur tre vite më parë.

Erion Alibej i njohur edhe me emrin Andrea, ka qenë i arrestuar në Itali në vitin 2013 për trafik droge.

Ai është vëllai i Endrit Alibejt, i vrarë në dhjetor të 2018, në Bradashesh të Elbasanit. Shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Drogë dhe prostitucion, OFL u dërgon formularin pesë të dënuarve në Elbasan

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Elbasan, duke i kërkuar llogari për pasurinë pesë personave të dënuar për trafik...

Close