X

“Zemër, e di që u trishtove”, shefja e “Infektivit” le ditëlindjen e vajzës për ti shërbyer pacientëve

Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim.

Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për doktoreshën ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.

Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës që nuk ka mundësi të jenë sëbashku në ditën e lindjes së saj.

Postimi i plotë:

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm, sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid, ju lashë vetëm e di, ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.

Zemer,, e di qe u trishtove, qe nuk erdha, edhe per 1 ore ne festen per ditelindjen tende qe eshte me e bukura per…

Publiée par Najada Çomo sur Dimanche 20 septembre 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
‘Ishte me shikim të parë’/ Çifti gay në Tiranë, Renaldo zbulon si u dashurua me mësuesin amerikan (VIDEO)

Të jesh pjesë e komunitetit LGBT në Shqipëri nuk është e lehtë. Të rinjtë ‘gay’, lesbike dhe transgjinorë,përballën shpesh me...

Close