X

Zbulim në Meksikë, gjendet në fund të detit anija e parë që shiste skllevërit majanë në Kubë

Arkeologët meksikanë kanë mundur të zbulojnë anijen e parë për tregtinë e skllevërve të fisit të lashtë Maja.

Anija e quajtur ”La Union” transportonte rreth viteve 1855- 1861, 25- 30 skllevër nga Meksika në Kubë, ku punonin në fushat me kallam sheqerr.

Majanët ishin të detyruar të shiteshin në Kuba, teksa Instituti Arkeologjik i Meksikës zbulon se ndërmjetësit ishin ata që i blinin për 25 pesos, dhe më pas i shisnin në Kuba për 160 pesos për burrë, dhe 120 për grua.

Anija u mbyt në 19 shtator 1861 ndërsa ishte në rrugë për në Kubë, teksa tranporti i paligjshëm i skllevërve jashtë vendit vazhdonte si trafikim, edhe pse ishte ndaluar që më 1829 me dekret në Meksikë.

Kjo anije u gjet saktësisht në gadishulin e Jukatan, në Gjirin e Meksikës, 2 milje larg nga Sisal dhe u pikas që në 2017.

Por duheshin 3 vite kërkim që të vërtetohej se ishte anija ”La Union”, që dy shekuj më parë u mbyt për të marrë me vete gjysmën e ekuipazhit pre 80 anëtarësh dhe 60 pasagjerësh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Vjosa Osmani rrëfen përse nuk bëri dasmë: Burri më thotë se ma ke borxh!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në një intervistë ndryshe nga herët e tjera për jetën personale....

Close