X

Të shtëna armësh në Tiranë, policia raporton një të plagosur (EMRI)

Rreth orës 17:45, në zonën e Unazës së Re në Tiranë, pranë një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë S.B., 45 vjeç. Sipas policisë ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Pësoi anim prej tërmetit të 26 nëntorit, IKMT i vendos 88 kg tritol pallatit 12-katësh në Durrës

IKMT ka kryer sot një shpërthim me tritol tek një pallat 12- katësh në Durrës i cili kishte pësuar anim...

Close