X

Raporti i UNICEF, Tabaku: Arsimi, një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit. Pasqyrë e keqqeverisjes


“Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjenës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie”.

Kështu deklaroi sot ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku duke iu referuar raportit të UNICEF.

Ajo thekson se këto shifra janë vetëm një vëzhgim nga UNICEF pasi të dhënat e sakta mungojnë plotësisht dhe nuk bëhen publike nga qeveria.

“Situata bëhet alarmante në kushtet kur vendi po përballet nisjen e procesit arsimor me disa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia.

Veç kushteve higjieno sanitare, Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimit të internetit në shkolla, kompjuterëve apo infrastrukturën e avancuar”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Sipas Tabakut, gjendja e shkollave publike sot ne Shqipëri është pasqyrë e qartë e keqqeverisjes dhe rrënimit të çdo institucioni shtetëror.

“Arsimi është një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit.

Këto fakte nuk mund të injorohen dhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as nga videot 3D që më kot përpiqen të manipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjes katastrofike të sistemit arsimor.

Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve janë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend të gënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masa urgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno sanitare në të gjitha institucionet arsimore në vend.

Investimet që shqiptarët presin dhe ne do të sigurojmë do të jenë në arsim dhe shëndetësi”, deklaron Tabaku.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Vrasja e 33-vjeçarit në Durrës, flet Kote: Thikën e nxora për vetëmbrojtje. Nuk kisha për qëllim ta vrisja

Arbër Kote ka pranuar krimin e rëndë që ndodhi dje në Durrës, por ka theksuar se e ka ndërmarrë aktin...

Close