X

Pesë orë negociata, vetëdorëzohet dhëndri që kërcënonte të vetëvritej në oborrin e banesës së vjehrrit


Më shumë se pesë orë negociata i janë dashur forcave RENEA të specializuara për bindur 31-vjeçarin nga Fieri që të ulë armën, me të cilën kërcënonte se do vetëvritej.

Rreth orës 03:25 të ditës së sotme policia e Fierit bën me dije se ai është dorëzuar falë negociatave me të, ndërsa iu sekuestrua automatiku dhe një gëzhojë.

Policia sakaq e shoqëroi për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë që mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:50 i riu ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënonte se do të vetëvritej.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, të cilët negociuan me të. Të paqarta mbeten ende shkaqet e këtij veprimi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
31-vjeçari kërcënon me vetëvrasje, RENEA negocion me telefon, blindohet zona, snajperistët në pozicione

Negociatori i specializuar i RENEA-s ka nisur misionin për të bindur 31-vjeçarin Elton Meta që të dorëzohet. I riu që...

Close