X

Bojkoti i Superligës/ Vasili: Rilindja e urren futbollin!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për bojkotin e Superligës dhe pezullin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri.

Ai thotë se Rilindja e urren futbollin dhe nuk i bën përshtypje se në Europë, vetëm në Shqipëri nuk po luhet.

Po ashtu ai ironizon duke thënë se brenda natës mazhoranca ndryshon Kushtetën për votat, teksa ligjet për sportin tashmë del që nuk i ndryshon dot.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Rilindja e urren futbollin dhe nuk i ben pershtypje qe vetem ne Shqiperi nuk luhet futboll si ne asnje vend te Europes.

Rilindja ben ligje brenda nates per koncesionet miliardere te oligarkeve kurse per ndryshimet ligjore per sportin nuk ka kohe.

Rilindja brenda nates ndryshon Kushtetuten per votat ndersa ligjet per sportin nuk i ndryshon “dot”.
Mijra njerez te bote se futbollit shqiptare si lojtare, stafe traineresh dhe mijra punonjes te tjere ndihmes jane te bllokuar per shkak te nje kryeministri dhe nje qeverije, destruktive dhe te paafte qe vetem prishin gjithshka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, Uncategorized
Policia në ndjekje të 20-vjeçarit, autorit të plagosjes në Tiranë

Policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes së ndodhur gjatë pasdites në zonën e Astirit, ku u qëllua...

Close