X

Video tronditëse e anijeve në bregdet, tregon forcën e Ciklonit në Greqi


Cikloni mesdhetar “Ianos” po godet brigjet perëndimore të Greqisë. Një video tronditëse nga Sami, Kefalonia, ilustron forcën me të cilën cikloni është duke përfshirë të gjithë Greqinë perëndimore.

Në video shihet  se si anijet në breg lëvizin nga fuqia e madhe e erës dhe dallgëve.

Situata në zonat e  prekura nga cikloni paraqitet serioze. Deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa raportohet edhe për të zhdukur.

Rrugët janë përmbytur nga shirat e vrullshën, në zonat detare anijet janë fundosur, ndërsa shumë biznese janë shkatërruar.

Ndërkaq, 34 persona janë evakuuar në vende të sigurta. Cikloni pritet të prekë Greqinë kontinentale në ditët e ardhshme dhe autoritetet greke kanë udhëzuar për qytetarët që të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet në zonat bregdetare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Cikloni “Ianos” në Greqi, humb jetën një shqiptar

Një nga viktimat e motit të keq në Greqi është shqiptar. Mediat greke raportojnë se një fermer 63-vjeçar me origjinë shqiptare është...

Close