X

VIDEO/ Shtatë gola dhe dy kartonë të kuq, Evertoni fiton mes spektaklit. Rodrigez gjen rrjetën e parë


Evertoni ka fituar mes spektaklit ndaj Uest Bromuiç Albion. Në këtë ndeshje u shënuan 7 gola dhe u dhanë 2 kartonë të kuq.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e vendasve të Evertonit, 2-1 pasi Kalvert Lejn dhe Rodrigez përmbysën golin e miqve në minutën e 10-të. Në fundin e pjesës së parë Uest Bromuiç u ndëshkua me dy kartonë të kuq. Gibs që ishte në fushë për protesta, ndërsa Bilik në stolin e rezervave. Më fillimin e fraksionit të dytë të lojës edhe pse me një lojtar më pak në fushën e lojës, miqtë gjetën golin e barazimit me Pereirën. Por më pas një gol i Kin dhe dy gola të tjerë të Kalvert Lejn që kompletoi një hat trick vulosën fitoren 5-2 të Evertonit.

Kjo është fitorja e dytë në po kaq ndeshje për Ançelotin, pasi javën e parë Evertoni mundi 1-0 Totenhemin. Në këtë ndeshje gjeti golin e parë edhe Hames Rodrigez i ardhur nga Real Madridi, me kolumbianin që dha edhe një asist.

Golat e ndeshjes

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/