X

Rritet numri i viktimave, cikloni sjell shkatërrime në Greqi


Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e motit të keq në Greqi.  Mediat vendase bëjnë me dije se stuhia sub-tropikale “Ianos”, ka përfshirë brigjet e Greqisë Perëndimore.

Një grua u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në  zonën e Farsalas afër Larisas. Ndërkohë, së fundmi një fermer 64-vjeçar është gjetur i vdekur në Karditsa.

Një grua 40-vjeçare është ende e zhdukur në Mouzaki , e cila u përfshi nga ujërat e vrullshëm të lumit Pamisos, kur u përpoq të kalonte rrugën e përmbytur me makinën e saj, ndërsa një fermer është raportuar i zhdukur që nga dje.

Ndër të tjera bëhet me dije se shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona.

Ndërkohë, 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi, ndërsa evakuimet nga forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar përgjatë gjithë natës.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Pamje apokaliptike/ Qytete nën ujë dhe ura të shkatërruara, ja çfarë po ndodh në Greqi

 Pamje apokaliptike na vijnë nga Greqia, pasi ky shtet është goditur nga cikloni mesdhetar “Cassilda”. Qytete në ujë, banesa të...

Close