X

Nuk donte të vdiste pa parë të birin duke luajtur futboll, babai me kancer përmbush dëshirën e fundit

Ishte ndeshja e parë e futbollit e sezonit të dytë të Cade Sullivan, por ndoshta ndeshja e fundit që babai i tij do të shohë ndonjëherë. Scott Sullivan u diagnostikua me kancer dhe mjekët i thanë se i kishin mbetur vetëm pak muaj për të jetuar.

Një infermiere në spitalin në të cilin ndodhej i shtruar pacienti, kur mori vesh dëshirën e 50-vjeçarit për të parë për herë të fundit djalin e tij teksa luante futboll vendosi të bënte të pamundurën për t’ja bërë realitet.

Ndeshja luhej shumë larg dhe do të duheshin 3-4 orë rrugë me makinë për të shkuar. Infermierja Jerree Humphrey e dinte që Sullivan nuk ishte në formë për një udhëtim rrugor, kështu që vendosi të shkonte në aeroportin lokal për të mundësuar një avion privat, sipas CNN.

I sëmuri nga kanceri Scott Sullivan, 50 vjeç, përmbushi dëshirën e tij që po vdiste për të parë djalin e tij, Cade, duke luajtur ndeshjen e tij të hapjes së sezonit të futbollitBabai dhe djali janë parë të përqafuar në lojë të Premten e kaluar

Ditë më vonë, dentisti nga Kentucky, Dr. Denny Brummett ofroi avionin e tij privat për t’i ardhur në ndihmë 50-vjeçarit. Ditën e ndeshjes infermierja, Brummett dhe Scott dhe e dashura e tij fluturuan më shumë se 300 kilometra për të parë ndeshjen. Sapo Cade vuri re prezencën e babait të sëmurë, vrapoi drejt tij për t’i dhënë një përqafim. x

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Gjendja e Schumacher, neurologu lëshon deklaratën shokuese

Michael Schumacher dyshohet se është në gjendje vegjetative dhe nuk u përgjigjet dot familjarëve të tij. Kjo është ajo që...

Close