X

“Na trego pak dorën misterioze të atij djalit”, ja çfarë përgjigje i dha ndjekëses Dojna Mema-FOTO


Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Dojna Mema ka vendosur të bisedojë me ndjekësit e saj në lidhje me jetën profesionale, por jo vetëm.

Nëpërmjet Instastory, ajo ka marrë disa pyetje, të cilave nuk ka hezituar aspak t’u përgjigjet.

Pak kohë më parë, ajo zbuloi se nuk do të transmetohet më emisioni i saj “Pop Culture”. E pyetur në lidhje me këtë, ajo ka shkruar se e ka dashur shumë programin, por gjithçka ka një fillim dhe një fund.

Por pas aprovimit të largimit, në media filloi të qarkullonte lajmi se mund të ishte pjesë e “E Diell”. Por moderatorja simpatike e mohoi edhe këtë gjë.

Ndjekësit nuk e humbën shansin që ta pyesnin në lidhje me një foto misterioze që ajo postoi pak ditë më parë në Instagram, ku shfaqej e kapur për dore me të dashurin e saj.

“Në jetë, duhet të gjesh dikë që të dashuron, që kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”,- shkruante Dojna.

Prandaj, në lidhje me këtë, një nga fanset i ka shkruar: “Na trego pak atë dorën misterioze të atij djalit se s’po na zë gjumi”. Por Dojna ka zgjedhur të ripostojë foton dhe të mos shkruajë asgjë.

Nuk dihet ende se kush është djali që e ka bërë për vete moderatoren

Ndërkohë, një vit më parë ajo u përfol për një lidhje me Vlashent Satën, për shkak të pjesëmarrjes në videoklipin e këngës së tij “Copëzat”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Nënë për herë të parë, stilistja shqiptare zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën

Stilistja e njohur shqiptare, Drenusha Xharra, po bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes...

Close