X

Meta: Hapni listat 100%, mjaft e degraduat Kuvendin kështu

Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi në rrjetet sociale bën thirrje që të hapen listat 100 për qind.

Kreu i shtetit shprehet mes të tjerash se hapja e listave do t’ju mundësonte qytetarëve që të zgjedhin pas 12 vitesh deputetët.

Meta kuron më tej të mos degradohet Kuvendi, ndërsa shton se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit””, shkruan Meta ndërsa ka shpërndarë edhe intervistën e Kastriot Islamit për Abc News.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Policia në aksion, 21 persona të arrestuar, sekuestrohet municion luftarak dhe drogë

Në kuadër të operacionit të zhvilluar për parandalimin e dhe goditjen e veprimtarisë kriminale janë vënë në pranga 21 persona,...

Close