X

Kufiri detar/ Ministri i Jashtëm grek: Po shqyrtojmë veprimet e duhura për shtrirje me 12 milje në Jon

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka folur për marrëveshjen e detit me Shqipërinë, duke thënë se institucioni që ai drejton po shqyrton veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.

“Në objektivat e qeverisë greke është të përcaktojmë gradualisht, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët, kur nevojitet. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera. Do të ushtrojmë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta”, është shprehur ministri.

Gjatë intervistës në median greke, ministri Dendias ka folur dhe për krizën me Turqinë, zgjerimin e ujërave detare në jug të ishullit të Kretës, ndërhyrjen gjermane të Merkel, fuqizimin e armatosjes së forcave ushtarake, si dhe strategjinë diplomatike të Greqisë për çështjet e hapura në Egje, duke theksuar se “Greqia është e hapur për ndërhyrje të tretë, siç është trajtimi i ZEE me Turqinë në Gjykatën e Lartë kompetente të Hagës, por për të arritur aty duhet ta miratojë edhe Turqia. Qëndrimi i deritanishëm i palës turke tregon se është kundër ndërhyrjeve të treta për zgjidhjen e konfliktit”, ka thënë mes të tjerash Nikos Dendias.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
“Mbi 50 mësues me COVID-19”, PD denoncon kushtet në shkolla: Asnjë masë shtesë

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë për javën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Në një deklaratë...

Close