X

FOTO/ Ky është viktima Idajet Dulla, që u vra me thikë në zemër nga shoferi i fugonit


Ky është viktima, Idajet Dulla, i cili dyshohet u vra me thikë në zemër nga Arbër Koti, pasditen e sotme në Durrës.

Arbër Koti, shofer i një fugoni dyshohet se është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Formula për listat, “tërhiqet” Rama: Çdo propozim është i diskutueshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave nga opozita mbi formulën që paraqiti shumica socialiste për...

Close