X

Fluks lëvizjesh në Morinë, mbi shtatë mijë pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar


Ulja e temperaturave nuk i pengon qytetarët e Kosovës që të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.

Burime  bëjnë me dije se fluks i madh makinash është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Aksident në Pogradec, Benz-i përplaset me shtyllën dhe banesën, plagoset një person

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Drilon në rrugën e re. Një mjet tip “Benz”...

Close