X

E moshuara goditet rëndë në Gjirokastër, dërgohet në spital


Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster është dhunuar një e moshuar.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet P.Q., 75 vjeçe, e cila eshte dhunuar nga një person i paidentifikuar.

E moshuara është goditur nga dhunuesi në shtratin ku flinte, duke i lënë fraktura në trup dhe në fytyrë.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshon tek ata. E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Dyshohet se moshuara mund të jetë rrahur edhe nga e bija që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht policia po heton për të zbuluar më tepër rreth ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Pse më sheh shtrembër”, si nisi sherri i dhunshëm me një të vdekur dhe dy të plagosur në Durrës

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos...

Close